Këngëtari kosovar, Blerim Muharremi i njohur si Blero, është kthyer në rolin e analistit politik, me një postim që ka bërë së fundi në llogarinë e tij në Instagram.
Blero ka komentuar situatën në veri të vendit, që është tensionuar nga e premtja. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë herë janë gabim.
“Sdmth Amerika me pas mir gjithmon ose t’drejt gjithmon, se at’her ti vec je tu ja bo rrafsh e miku i mir sta bon rrafsh per gjithcka miqt e mir edhe t’sinqert mahen gjithmon. Miqt e rrejshem i ndan interesi, nese 1 mik i jemi ma ka ndertu 1 shpi do t’i jem falenderues ton jeten edhe kom me u mundu me ja kthy njejt, pork jo nuk do te thot qe miku jem ka drejten me bo ligjin n’shpi tem, vec pse ai ma ka ndertu”, ka shkruar Blero.