Çantë, udhëtim, para? Jo, Miriam Cani u surprizua me një super makinë për ditëlindje e kjo falë bashkëshortit të saj, artistit Alban Skënderaj.
Me siguri kjo do jetë dhurata më e bukur për Miriam, e cila ka ndarë një foto teksa qëndron brenda makinës së re, që në dukje është shumë luksoze.
”Më shumë seç prisja për ditëlindje. Alban Skënderaj rrallë bën dhurata, por kur bën i bën tamam”- shkruan Miriam teksa shfaqet super e lumtur brenda makinës së saj.
Epo duhet pranuar se Albani qëlloi në shenjë me këtë super dhuratë!