“Big Brother Vip Albania” kishte 4 finalistë, e dy prej tyre që kishin marrëdhënie të mirë së bashku ishin Dea Mishel dhe Krist Dragot.
Duket se edhe pas përfundimit të eksperiencës, dyshja ruajnë raport të mirë.
Mirëpo, një përvojë e re do t’i bëjë që të kalojnë edhe më shumë kohë bashkë.
Ditën e dielë starton programi “She’s On Top” e dyshja do jenë pjesë e saj. Këtë e kanë konfirmuar në promon që sapo është transmetuar, teksa duket se do të jenë pjesë e jurisë.
Opinionet e tyre do jepen për vajzat që aspirojnë botën e modës.
Me siguri komentet e Kristit do jenë të tej-zgjatura e të Deas me pak humor të zi.