Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar pas deklarata të forta të ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier.
Pas deklaratave të ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, i cili njoftoi se si pasojë e krizës në veri, Kosova është përjashtuar nga Defender 2023, ka reaguar kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj.
Në këtë kontekst, Limaj ka përsëritur deklaratën e tij të vjetër.
“Nuk provohet shteti o djem!”, ka shkruar Limaj.
Postimi i plotë:
Nuk provohet shteti o djemë!
Situatë tipike për Albinin! As këndej as andej!
Shtrirja e plotë e sovranitetit dhe respektimi i kushtetutshmërisë bëhet në bashkëpunim të ngushtë me miqtë tanë ndërkombëtarë me të cilët rrugëtuam tash e 25 vite!