Shkrimtari dhe aktori, Çun Lajçi ka reaguar sërish në lidhje me zhvillimet e fundit në veri.
Ai në një postim në Facebook u shpreh se pas 20 vitetve ka mundësu me u rikthy rezoluta 1244, andej Ibrit e Veriu me humbë shtetësinë!
“Mbas njizetë viteve ka gjasë me shkua të ura edhe nji tjetër, (si Hashim zeza dikur), e me i bindë shqiptarët që mos ta kapërcejnë Ibrin, se andej asht UNMIK-u, s’asht Kushtetuta e Kosovës!
Ka gjasë me iu thanë;- na falni! Kemi kujtua se veriu asht Kosovë! Po shkojmë me pyet Amerikën; – çka me ba? – a me mbajtë a me lëshua?
Shqiptarëve gjithmonë u përseritën kohnat, thashë tue mbushë lugën pasul”, shkroi ndër të tjera Lajçi, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Medet! Neve gjithmonë na përseritën kohnat!
Kurgja s’me duhet, – i them plot pezëm Galushës, që e mbushë piatën pasul Dukagjini e m’fton t’ulem me hangër drekë!
Këta kurrë s’merren vesh dërshej veti, pos kur i ndajnë paret e vjedhuna! Vetëm n’hajni janë t’razishëm!
Këta u gëzohen dështimeve. I lutën Zotit me ba llugë kët vend, që njeni ta thyej qafën e tjetri t’vie n’pushtet!
Policinë e kanë futë n’hekuraçë, sikur t’ishin t’Junanit! Ke përshtypjen se janë t’rrethuem n’Kurrshumli, jo n’Zveçanin e Trepçës, e këta prononcohen koridoreve të Parlamentit. Zgërdhihen! – tash Amerika ia then qafën Albin zezës, se po turret pa e ba dert me ta! Thua se neve na e hoq qafet Serbinë “Cërna Olluja” e Tuxhmanit, jo bombat e Klintonit!
E sheh? Mbas njizetë viteve ka gjasë mu kthye rezoluta 1244, andej Ibrit e Veriu me humbë shtetësinë!
Mbas njizetë viteve ka gjasë me shkua të ura edhe nji tjetër, (si Hashim zeza dikur), e me i bindë shqiptarët që mos ta kapërcejnë Ibrin, se andej asht UNMIK-u, s’asht Kushtetuta e Kosovës!
Ka gjasë me iu thanë;- na falni! Kemi kujtua se veriu asht Kosovë! Po shkojmë me pyet Amerikën; – çka me ba? – a me mbajtë a me lëshua?
Shqiptarëve gjithmonë u përseritën kohnat, thashë tue mbushë lugën pasul.
Ali Pasha shkoi n’Pejë, (njifarë vakti), me pyet Haxhi Zekën; – a me i mbajtë Plavë e Guci a me i lëshua, se Mark Milani mbrrini n’Nokshiq! Por Haxhiu i Biberajve ia preu shkurt; – Jo! Pa hipë gjaku n’singi t’kalit, nuk i lëshojmë!
Mua prej gazepit, m’vjen ndërmend kanga; – n’Mitrovicë rrehi teli, kanxhallozin e preu Neferi!
Prej mjegullës m’del Hamza e Ademi me dajën Osman tue knua Zhuj Selmanin! Jo, thotë Ademi, nuk i lëshoj trojet e babës pa u djegë me gra me fëmijë! S’kemi ku shkojmë. Tokë tjetër s’kemi e ket tokë dikush duhet ta mbrojë!
Avullon pasuli n’piatë! Avullon koka ime që s’i ban shqiptarët bashkë! Ia thejnë qafën shoqi-shojt. Secili ma i zi se Vuçiqi dalin. Madje Vuçiqin as që e zanë n’gojë tue fajsua njeni tjetrin për tokën tonë!
Për cilën? – për ate që Hashimi e Lutfiu deshtën me ia dhanë Serbisë?
Kush dreqin e ka mirë këtu? Ore! Kush dreqin asht tue gabua? – Them e ha pasul tue mu dridhë luga n’dorë!
Medet! Neve gjithmonë na përseritën kohnat!