Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit në veri, duke thënë se kryetarët e komunave në veri janë në të drejtën e tyre për ushtrimin e funksioneve të tyre në ndërtesa të komunave, dhe në shërbim të qytetarëve.
Përmes një video-mesazhi në Facebook, Kurti ka thënë se orëve të fundit e ka shtuar më shumë komunikimi me artnerët ndërkombëtarë.
“Orëve të fundit, institucionet tona kanë shtuar edhe më shumë komunikimin me partnerët ndërkombëtarë, sepse qetësimin e situatës e kemi qëllim të përbashkët. Por përveç shqetësimeve dhe brengave, dje na u dëshmua para syve se edhe kërcënimet dhe rreziqet i kemi të përbashkëta”- ka thënë Kurti mes tjerash.