Gazetarja e T7, Arianitë Zhegrova është sulmuar gjatë një lidhjeje direkte në edicionin e lajmeve në orën 15:00.
Personat e maskuar në Leposaviq i kanë sulmuar më herët gjatë ditës gazetarët që po raportojnë nga veriu.
Protestuesit serbë nuk deshën t’i lënë gazetarët as të ruhen nga shiu, duke e mbyllur një çadër që ishte aty.
Persona të maskuar kishte edhe dje në protestat e dhunshme në komunat veriore. Në Zveçan, kur nisi përplasja me KFOR-in, ata dolën në rend të parë, duke i sulmuar pjesëtarët e misionit paqeruajtës të NATO-s me mjete plasëse si shok-bomba e koktej molotovi.