Ish-Presidenti Hashim Thaci ndodhet sot në Kosovë. Kjo është hera e tij e parë në vend, prej nëntorit të vitit 2020, kur u arrestua.
Thaçi që mbahet në paraburgim në Hagë, ka ardhur sot në Kosovë, e ka konfirmuar Gjykata Speciale për Gazetën Express.
Gazeta Express ka siguruar pamje nga shtëpia e ish-Presidentit në fshatin Burojë të Skenderajt.
Ai ka ardhur për ta vizituar nënën e tij, e cila raportohet të ketë probleme shëndetësore.