Kënga e saj e ngjashme me atë të Luizit dhe Donaldit, Nita: Mendojmë njësoj!

”Dy shotsa” dhe “dy gota” janë dy projekte muzikore që u publikuan shumë afër njëra me tjetrën. E para është bashkëpunimi mes Luizit dhe Donaldit e i dyti kënga e Nita Latifit.

Sapo kënga e Nitës u publikua, shumë pyetën se mos ajo e kishte kopjuar Luizin.

E kësaj pyetje iu përgjigj sot “e zonja e punës”.

Nita ishte e ftuar sot në një nga rubrikat te “E Diell”, ku është pyetur edhe rreth këngës së saj të re, e cila është përgolur për ngjashmërinë që kishte me këngën e re të Luiz Ejlli dhe Donald Veshaj.

Sipas saj, ishte rastësi duke shtuar se kanë mendime të njëjta.

“Unë e thash dy mendje të ndritura ndonjë herë mendojnë njejtë ka qenë rastësi”.