Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka reaguar për situatën në Veriun e Kosovës, duke e mbajtur përgjegjës kryeministrin e Kosovës, Albin Kuritn.
Ai ka thënë se “Albin Kurti është personalisht përgjegjës për gjakun e njeriut të derdhur sot në veri të Kosovës”.
Më tutje, Gjuriq ka thënë se ka ardhur ora e fundit që komuniteti ndërkombëtar të ndërmarrë veprime vendimtare kundër agjendës që siç thotë ai “destrutktive të Albin Kurtit”.
“Ne kemi dhënë alarmin për muaj të tërë dhe tani është thelbësore të parandalojmë konflikte të mëtejshme dhe të mbrojmë jetë të pafajshme. Bërja e një syri qorr ndaj situatës nuk është një opsion”, ka shkruar Gjuriq.