Ardian Gola, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se eurodeputetja, Viola von Cramon, ka përmendur se për krizën në Veriu të Kosovës do t’i bëjnë presion Beogradit, referuar kësaj deklarate për Edi Ramaën, Gola thotë se nuk e përmendi fare që KFOR’i u sumua me urdhëra të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Të hënën, në Zveçan ka pasur përleshje në mes KFOR’it dhe protestuesve serbë, të cilat institucionet e vendit i cilësojnë si banda kriminale.
”Në Interaktiv, Viola Von Cramon shprehimisht tha se duhet bërë presion Beogradit për krizën e shkaktuar ne Veri. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se lëndimi i ushtarëve te KFOR-it lëndon Kosovën dhe se zgjatja e këtij konflikti lëndon, prapë, Kosovën”, ka shkruar Gola në Facebook, të hënën.
Më tutje, duke iu reaguar Ramës, Gola tha se Kosova lëndohet vetëm nëse e vërteta e saj nuk përçohet ndërkombëtarisht.
”Veç ta rikujtojmë se ushtarët e KFOR-it, policët e Kosovës dhe gazetarët janë sulmuar nga grupet kriminale serbe të financuara nga Vuçiqi. Kosova nuk ka pse të paguajë çmim për të bëmat kriminale të Serbisë në Kosovë e aq me pak te lëndohet nderkombetarisht”.
“Kosova lëndohet vetëm nëse e vërteta për të nuk përçohet nderkombëtarisht. Dhe asgjë nuk ndihmon në pengimin e ndërkombëtarizimit të kësaj të vërtete, nëse në deklarata të gjata ku e potencon dy here lëndimin e Kosovës nuk merr mundin qe te mos përmendesh asnjëherë se ato sulme kundër KFOR-it, policisë se Kosovës dhe gazetarëve i kane bere serbët e organizuar nen tutelën politike te Vuçiqit”, ka deklaruar Gola. /Gazeta Express