Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, sot do të zhvillojë një takim me kryetarët e komunave veriore, pas zhvillimeve të fundit atje.Takimi do të nisë nga ora 09:00 dhe do të mbahet në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, i cili ka thënë se ka kërkuar agjendën e takimit dhe arsyen se pse janë thirrur, mirëpo përgjigja e vetme që ka marrë ka qenë “kur të vini këtu do të bisedojmë”.
“Po na kanë ftuar në takim, ne do të marrim pjesë në takim nesër nga ora 09:00. Nuk na kanë dhënë detaje pse na kanë thirr, megjithatë kërkova pikat e rendit të takimit, shtype posht ne market11ngun dhe shiko videon e ketij shkrimipor than që kur të vini këtu do të bisedojmë, kaq. Informacion është se kemi takimi, ndërsa për çka nuk e dimë.” – ka thënë Peci mbrëmë.I pyetur se a do të jap dorëheqje nëse Hovenier ia kërkon, Peci nuk ka dhënë përgjigj.