Me shumë bujë po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Turqi. Kjo pasi votuesit po vijnë shkojnë masivisht në qendrat e votimit për zgjedhur mes “Erdogan apo Kilicdaroglu”.
Një nga arsyet e pjesëmarrjes së madhe është edhe “kutia e lëvizshme e votimit”, të cilën punonjësit e KQZ-së e çojnë në shtëpitë e të sëmurëve apo invalidëve.
Zyrtarët e Sektorit Zgjedhor morën kutinë e votimit dhe e çuan në shtëpinë e Erdil dhe Soumiye Sahin, duke dhënë informacione për procedurën.
Përveç kutisë së lëvizshme, disa persona duan patjetër të shkojnë në qendrat e votimit. Vendosmëria e një pacienti për të votuar ishte e madhe dhe ai shkoi në qendrën e votimit në Stamboll me barelë dhe i shoqëruar nga bartës.