”Dy shotsa” dhe “dy gota” janë dy projekte muzikore që u publikuan shumë afër njëra me tjetrën.
E para është bashkëpunimi mes Luizit dhe Donaldit e i dyti kënga e Nita Latifit.
Sapo kënga e Nitës u publikua, shumë pyetën se mos ajo e kishte kopjuar Luizin, e kësaj pyetje iu përgjigj sot “e zonja e punës”.
Nita ishte e ftuar sot në një nga rubrikat te “E Diell”, ku është pyetur edhe rreth këngës së saj të re, e cila është përfolur për ngjashmërinë që kishte me këngën e re të Luiz Ejlli dhe Donald Veshaj. S
ipas saj, ishte rastësi duke shtuar se kanë mendime të njëjta.
“Unë e thash dy mendje të ndritura ndonjë herë mendojnë njejtë ka qenë rastësi”.