27 maji do të mbetet një datë e rëndësishme dhe shumë e veçantë për futbollistin Myrto Uzuni.
Kjo pasi sulmuesi i Kombëtares Shqiptare me golin e tij ngjiti Granadën në La Liga dhe mbylli sezonin si golashënuesi më i mirë i kampionatit.
Uzuni kishte përgatitur një plan, teksa i propozoi për martesë partneres së tij, Uarda Hyseni, ne mes të fushës, duke rrëmbyer totalisht skenën në këtë mbrëmje magjike.
Ky moment bëri xhiron e rrjetit duke u komentuar gjithandej nëpër TikTok e Twitter.
“Uarda do të martohesh me mua?” – ishte fraza e cila u shfaq në ekranin e stadiumit të Granadës në fundin e ndeshjes.
Granada ndërkohë falë këtij suksesi dhe barazimit 0-0 mes Las Palmasit dhe Alavesit e mbyll kampionatin në vendin e parë.
Shiko videon: