Një shtetas serb ka qëlluar me armë ditën e djeshme drejt efektivëve të policisë së Kosovës në veri.
Në një video të publikuar nga eksperti i sigurisë, Agim Musliu konfirmohet sulmin me armë i serbëve ndaj policisë së Kosovës.
Në pamje shihet një person i veshur me të zeza i cili merr shenjë dhe qëllon me armë drejt efektivëve të policisë Kosovare, ndërkohë që ata po përpiqeshin të rimerrnin godinat e komunave në veri, që do të drejtohen nga shqiptarë.
“Video e kriminelëve #serbë që sulmojnë Policinë e #Kosovës . Kriminelët e #Vuçiqit dhe #Radoiçiqit . Këta janë përfaqësuesit e Vladimir #Putin në Ballkan. A ka rëndësi nëse është pjesë e PMC #Wagner ? Apo ka rëndësi nëse ai vepron si PMC Wagner?”, ka shkruar ai në videon e publikuar në Twitter.
Video of #Serb criminals who attacks #Kosovo Police. The criminals of #Vucic and #Radoicic. These are Vladimir #Putin's proxies in the Balkans. Does it matter if it is part of PMC #Wagner? Or does it matter if he acts like PMC Wagner? pic.twitter.com/1nYT3jTLvF
— Agim Musliu (@agim_musliu) May 26, 2023