Grenell: Kurti e prishi lidhjen e fortë SHBA-Kosovë, Hashim kemi nevojë për ty

Ish-emisari presidencial i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për aksionin e djeshëm në komunat veriore të Republikës së Kosovës, aksione për të cilat është qortuar nga Washingtoni.

Grenell ka thënë se Kurti ka prishur lidhjen e fortë në mes të Kosovës dhe SHBA-së dhe ka thënë se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje është i pari që dënohet nga Republikanët e Demokratët, raporton Express.

Ish-emsiari amerikan tutje ka shkruar se heshtja e presidentes Vjosa Osmani është shqetësuese.

Në fund Grenell ka thënë “Hashim Thaçi kemi nevojë për ty tani”.

“Megjithatë, mbështetja e huaj nuk është një e drejtë.Shtetet e Bashkuara mbështesin ata që ne besojmë se po bëjnë përparim në vlerat perëndimore. Ju e keni prishur lidhjen e fortë SHBA-Kosovë. Ju jeni lideri i parë i Kosovës që dënoheni edhe nga demokratët edhe nga republikanët.Heshtja e Vjosa Osmanit është shqetësuese.Hashim Thaçi  ne kemi nevojë për ju tani”, ka shkruar Grenell./Express/