Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar gjatë ditës së djeshme rreth zhvillimeve të ndodhura në veri të vendit, ku Policia e Kosovës ndërhyri duke larguar turmën e protestuesve serbë që kryetarët e rinj në Leposaviq, Zubin-Potok dhe Zveçan të hynë në objektet e këtyre komunave për të zhvilluar punën e tyre, shkruan Gazeta Sinjali.
Rama pati të njëjtin qëndrim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku i bërë thirrje Kosovës që të mos ecën “në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm” siç e quajti ai.
Gjithashtu Rama tha se ajo çka po ndodh në veri nuk e ndihmon as Kosovës e as Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.
“A e ndihmon kjo që po ndodh në Kosovë procesin ku janë angazhuar të tërë miqtë e mëdhenj të Kosovës e të shqiptarëve, për normalizim dhe njohje të ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë?! Me siguri jo përderisa vetë miqtë tanë më të mëdhenj shprehen thellësisht të shqetësuar! Unë bashkohem me ta në apelin për të mos ecur më tej në këtë shteg jo vetëm të rrezikshëm, po edhe krejt të panevojshëm sot, kur bota demokratike e ka vendosur në qendër të vëmendjes dialogun, normalizimin, njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë.
Të njëjtit i ka reaguar deputeti i VV-së, Armend Muja i cili tha se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po sillet si i huaj me Kosovën përballë bandave kriminale të Serbisë.