Çka bëjmë ne nëse na kthen shpinën Amerika

Nga Viktor Buzhala

Është shumë e thjeshtë: Krijuese e shtetit të Kosovës është Amerika.

Ne kishim fatin të jemi në një zonë ku interesat amerikano-ruse ndeshen. Fatmirësisht për ne, armiku ynë ishte, dhe vazhdon të jetë, i rreshtuar nga Rusia. E ne nga Amerika.

Problemi është qē Vuçiq nuk bën asgjë pa koordinim me Rusinë. E ne po veprojmë pa u koordinuar me Amerikën.

Në këto rrethana, shteti më i fuqishëm i botës shumë shpejt mund të na kthejë shpinën. Sekretari Blinken, që është i dyti në hierarkinë amerikane të udhëheqjes na bëri të qartë dje që veprimet e qeverisë tonë nuk ishin aapak të mirëpritura.

Është gjithashtu e qartë që nga veprimi i fundit në veri, marrdhëniet Kosovë-Amerikë janë Iënduar. Çka nëse Amerika vendos të mos e sponzorizojë më pavarësinë e Kosovës.

Shteti ynë do të binte si tigër prej letre. Nuk mund të bazohesh në forcë dhe muskuj, nëse je njē thatanik qyqan. Kur krekosesh me muskuj, duhet të llogarisësh vetëm në vetveten.

Po, është e drejtë e jona ta kontrollojmë çdo cep të territorit tonë. Por, kur nuk mundemi dhe kur për sigurinë tonë përkujdeset tjetërkush, atëherë secilin veprim duhet ta ndërmarrim bashkē me ta.

Po e humbëm mbështetjen, keq i kemi punët. Dhe pse? Për ta dërguar një kryetar shqiptar pëe ti udhëhequr mbi 97 për qind serbë. Nuk ia vlen barra qiranë. Nëse popullata atje duan kaos, leji në kaos. Kanë me ikë vet nga aty, pasi skanë me mujtë me e duru krimin e korrupcionin, as bandat që kanë me ua nxi jetën çdo 5 sekonda.
POSTIMI NË FACEBOOK