Qortimi i SHBA-së për Veriun, Ahmeti: Më i drejtpërdrejti dhe më i vrazhdi në vitet e fundit

Ish-kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili për një kohë ka qenë edhe bashkëpuntor i kryeministrit Albin Kurti në Lëvizjen Vetëvendosje, ka komnetuar qëndrimin e sotëm të ambasadorit të SHBA-së, Jeff Hovenier, për aksionin e Policisë së Kosovës në veri.

Ahmeti ka thënë se pa hyrë në komentim nëse është i drejt apo i gabuar, reagimi i ambasadorit Hovenier është reagimi më i drejtpërdrejtë dhë më i fortë që SHBA-ja ka bërë në vitet e fundit.

“Duke mos komentuar nëse është e drejtë apo e gabuar, ky është reagimi më i drejtpërdrejtë dhe i vrazhdi vrazhdë i SHBA-së në vitet e fundit”, ka shkruar Ahmeti.