Policia e Kosovës hyn edhe në Komunën e Zubin Potokut

Trupa të Policisë së Kosovës sapo kanë hyrë në objektin e komunës së Zubin Potokut, pasi kanë arritur ta shpërndajnë turmën e mbledhur për ta penguar hyrjen e kryetarit të ri.

Edhe në Zubin Potok janë dëgjuar krisma, ndërkaq Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe shok-bomba për ta shpërndarë turmën.

Gazeta Express raportoi më herët se Policia e Kosovës kanë arritur ta mundësojë hyrjen e kryetarit të ri të Zveçanit në objektin e Komunës. Në Zveçan situata ishte më e tensionuar.
Turmat e njerëzve u mblodhën para komunave veriore, pasi në qytete u dëgjuan sirenat.

Zakonisht, në katër qytetet veriore, sirenat lëshohen nga strukturat që thërrasin qytetarët për të dalë në rrugë. /Express/