Një kolonë me autoblinda të njësive speciale të Policisë së Kosovës ka hyrë në Zveçan.
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë rrethuar sot para mesditës ndërtesat e komunës Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, e më pas janë aktivizuar sirenat e alarmit.
Në një moment policia i ka shpërndarë serbët e mbledhur me gaz lotsjellës dhe granata trullosëse.