Një video po qarkullon në internet ku siç duket shoferët kosovarë të kompanive që transportuan serbët e Kosovës për në Beograd tallen e provokohen nga një grua serbe që shkoi të ballafaqohej me ta qëllimisht, transmeton Gazeta Metro.
Gruaja serbe që nuk shihet në kuadër i gjen disa persona që janë ulur nën hijen e autobusit dhe qëllimisht u drejtohet me përshëndetje serbe “U ndihtë zoti” duke ua përsëritur
Burrat që nuk e kuptojnë si duket pasi që disa herësh e përsërisin me automatizëm qartë të bezdisur nga kjo grua serbe.
Ajo vazhdon me këtë qëndrim armiqësor duke i pyetur si nuk dinë serbisht me që janë nga ‘Kosova e Metohija’.
Njëri nga personat tenton të zbusë atë duke e pyetur atë në një serbishte të çaluar se nga është por gruaja serbe nuk kishte ardhur aty për muhabet por t’i provokojë.
“Kosova është Serbi. Rrnoftë Kosova tokë e Serbisë. Rrnoftë Car Llazari, Rrnoftë serbi Gjergj Kastrioti ” u thotë ajo personave aty.
Sot gjatë ditës është raportuar se disa kompani kosovare kanë transportuar serbë të Kosovës për në tubimin e Vucic. Në qytetin e Nish është raportuar për një incident mes një gazetari serb dhe shoferit të një kompanie kosovare të transportit.