Gazetari, Baton Haxhiu, ka thënë në Pressing të T7, se pas deklaratave të sekretarit amerikan, Antony Blinken për Qeverinë e Kosovës, ka frikë që “Kurtit më nuk do t’i lejohet përgjegjësi në dialog.
Haxhiu e ka cilësuar si shqetësuese për Kosovën deklarata e departamentit të shtetit, por edhe e Blinken.
Sipas tij, pas kësaj dite mund të ketë imponim total për Kosovën në çështjen e dialogut.
”Nuk e di dhe si do ta ketë rrjedhën dialogu për arsyeje se deri më tash kemi pasur mundësi të negociojmë për normalizimin e marrëdhënieve, tash ndoshta do të kemi impononim total”, ka thënë fillimisht Haxhiu.
”Dhe pas kësaj gjuhe të departamentit të shtetit dhe Blinken, kam përshtypje që Kurtit më nuk do t’i lejohet përgjigje ose përgjegjësi të caktuar në proces”, ka deklaruar Haxhiu.
Më pas, si referencë e mori marrëveshjen e Ohërit që fillimisht ishte kritikuar nga Albin Kurti, por edhe nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
”Nëse e dini marrëveshjen e Ohrit, se sa kanë qenë të fortë dhe të aftë, përgjegjshëm. I ke parë në dy pika që kanë refuzu dy palët. Përgjegjësi në normalizim, mos u merr me fjalinë e fundit merru me gjitha fjalët që i thash”, ka thënë Haxhiu. /Gazeta Express