“Gjërat e mira ndodhin papritur”- Pas ndarjes nga Dj Geek, Dafina Zeqiri bëhet nuse!

Prej disa javësh përflitet ndarja e Dafina Zeqirit dhe Dj Geek, me çiftin që nuk ndiqet më në rrjetet sociale dhe sigurisht nuk janë më pjesë e postimeve të njëri-tjetrit, edhe pse producenti ishte i pranishëm në festën e fundit të ditëlindjes së artistes.

E duke mbajtur në mendje faktin që ndarja po duket gjithmonë e më e mundshme, postimi i fundit i këngëtares në Instagram, ka konfuzuar jo pak ndjekësit dhe fansat e saj, teksa Dafinën e kemi parë në foto me një fustan dasme.

Bashkangjitur me foton me fustanin e bardhë, Zeqiri shkruan: “Gjërat më të mira ndodhin papritur”, gjë që shton akoma edhe më shumë konfuzionin mes njerëzve.