Janus Bugajski, bashkëpunëtor i lartë në Fondacionin Jamestoën në Washington ka reaguar ndaj sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken, i cili dënoi ashpër aksionin e Policisë së Kosovës në veri.
Ai tha se mbështetja e SHBA për Vuçiqin po destabilizon rajonin.
Bugajski kërkoi një revolucion demokratik në Serbi.
“Ekuivalenti i dënimit të certifikimit të Kongresit Amerikan të zgjedhjeve të 2020 dhe legjitimimit të kryengritjes së 6 janarit. Mbështetja e SHBA për Vuçiqin po destabilizon rajonin.
Është koha për të mbështetur një revolucion demokratik në Serbi dhe njohjen e Kosovës nga të gjitha shtetet evropiane”, shkroi Bugajski në Twitter.