Pesëmbëdhjetë minuta pas fillimit të kundër tubimit të Partisë Përparimtare Serbe, një numër i madh i qytetarëve kanë filluar të largohen.
Një shi i fortë filloi të bjerë në fillim të tubimit para Kuvendit të Serbisë, raporton nova.rs.
Shumë qytetarë tashmë kanë filluar të largohen, ndërsa një kolonë e madhe është parë në rrugën Prizrenit afër Zelenit.
Gjegjësisht, siç shihet në pamjet e siguruar nga portali, mbështetësit e Aleksandar Vuçiqit janë kthyer në autobusë.
Kujtojmë se gjatë gjithë ditës në Beograd kanë arritur autobusë me simpatizues të Partisë Progresive Serbe, për këtë arsye qendra e gjerë e kryeqytetit serb është bllokuar.
Ndryshe, protestat “Serbia kundër dhunës”, të cilat çdo të premte janë gjithnjë e më masive, organizohen për shkak të gjendjes në vend dhe pakënaqësisë në rritje të qytetarëve pas dy masakrave që ndodhën në Serbi në fillim të muajit.
Në protestat e organizuara të premten e kaluar, dhjetëra mijëra qytetarë të pakënaqur të Serbisë thërrisnin, “Vuçiq jep dorëheqje”.
Po ashtu, qytetarët e mbledhur kërkuan shkarkimin e shefit të BIA-s, Aleksandar Vulin dhe ministrit të Policisë, Bratislav Gashiq.