Zhaklin Lekatari i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram dhe shumë prej tyre kanë qenë kuriozë nëse atë do e shohim sërish në Big Brother VIP 3.
Zhaklina tha se nuk e di ende një përgjigje të saktë. “Boh, ende s’e di”, u përgjigj Zhaku.
A do të jetë në BBV3? Përgjigjet Zhaklin Lekatari
Në një intervistë për TAR pas mbarimit të Big Brother VIP 2, opinionistja u shpreh se kjo “Ka qenë një aventurë e mrekullueshme, e vështirë dhe e bukur njëkohësisht”.
“Big Brother më ka kthyer një dinjitet profesional që unë mendoj që e meritoja. Ishte një hapësirë ku unë munda të tregoj më shumë ngjyra nga identiteti im, nga personaliteti im. Unë i dhashë disa mesazhe të rëndësishme dhe të shëndetshme, një plan se ku duhet ta çojmë ne vendin tonë. Çdo sukses dhe dështim ka kosto. Këtu kam pasur kosto personale. Është e vështirë të kërcënohesh, mallkohesh, të gjykohesh me standarte të dyfishta, por misioni im është më i madh.”, tha ajo.