Ish-k omandanti i gardës ceremoniale të TMK-së, Nuredin Lushtaku, ka folur për refuzimin që garda ceremoniale të marrë pjesë në varrimin e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Lushtaku tha se për refuzimin e kësaj, vendimin e kishte marrë vetë ai, ku tha se arsyeja e kësaj janë veprat e Rugovës dhe deklaratat e tij para, gjatë dhe pas l uftës.
Ai tha se njëra ndër arsyet se pse kishte refuzuar që në v arrimin e Rugovës të marrë pjesë garda ceremoniale janë, sipas tij, deklaratat që Rugova i ka bërë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosvoës dhe për komandantin Adem Jashari e shokët e tij.
“Prej neve është kërkuar që të marrim si gardë e Kosovës në ceremoninë e varrimit. Agim Çeku, ka kërkuar në atë kohë, kemi diskutuar ku ai ka kërkuar ta bëjmë ceremoninë, dhe arsyeja e imja që i kam thënë jo ka qenë duke u bazuar në deklaratat e Rugovës të paraluftës ku UÇK-në dhe k omandantin Adem Jasharin me shokët e tij paraluftës i ka quajtur dorë e zgjatur e Serbisë, i ka quajtur punëtorë të shërbimeve s ekrete serbe, në kohën kur Adem Jashari me grupin e tij janë d ënuar, Rugova ka thënë se ata mund të jenë njerëz të UDB-së së Serbisë”, është shprehur Lushtaku në “Edicioni Special” në Klan Kosova.
Më tej, ai tha se për pjesëmarrjen e gardës ia kishte kërkuar edhe k omandanti i TMK-së, Agim Çeku, por edhe kërkesën e tij e kishte refuzuar.