Pamja e tyre kishte rrëmbyer vëmendjen e botës. Nga një pasion lokal pulat gjigante nga Kosova, brenda ditës ishin shndërruar në senzacion në mediat serioze botërore.
Në fakt këto shpezë nuk e kanë prejardhjen nga vendi ynë.
Pronari i tyre, Jeton Halitaj kishte treguar për Klan Kosova se ku e mori këtë lloj të pulës gjigante të quajtur ‘brahma’.
Ai pulën e parë e kishte marrë në Kamenicë, nga edhe kishte filluar kultivimin dhe shtimin e tyre.
Dikush sipas tij kishte thënë se janë pula indiane, e dikush amerikane. Ky vet beson se janë amerikane.