Finalistja e Big Brother VIP Kosova Juliana Nura i është rikthyer pyetje-përgjigjeve me ndjekësit e saj në Instagram.
Kureshtja e tyre ka qenë për shumë gjëra, nga loja në Big Brother te personalja.
E dikush ka pasur një pyetje më speciale.
Një nga ndjekësit është interesuar për përshtypjet e Julit sa i përket projektit të publikuar së fundmi nga Noizy dhe Stresi.
Kënga ‘Medalioni’ bashkoi rivalin e saj në lojë dhe liderin e OTR me të cilin Juli pretendoi se kishte pasur një njohje përpara hyrjes në Big Brother VIP Kosova.
Ajo ka treguar se kënga i ka pëlqyer.
Në postim, Juli e ka etiketuar vetëm Stresin dhe sigurisht, e ka injoruar Noizyn.
Ndryshe, Juli dje paralajmëroi projekte të reja për këtë verë, në një postim me Alaudin Hamitin nga Klan Kosova.