E rrallë! Një filmit shqip nga Kosova, i cili po transmetohet në një televizion shqiptar, i janë vendosur titra. Është televizioni i njohur “Top Channel” ai ka vendosur të titrojë një film prodhim i Kosovës me titra në gjuhën shqipe. Kjo ka ngjallur reagime të ndryshme në opinionin publik.
Ofendimet nga ana e matanë kufirit vazhdojnë, ndërsa televizioni i njohur shqiptar “Top Channel” ka titruar në gjuhën shqipe një film shqip prodhim të Kosovës.
Ky veprim ka nxitur reagimin e gazetarit shqiptar Ermal Mulosmani, i cili me sarkazëm ka reaguar ndaj kësaj situate duke bërë krahasimin mes fjalëve të folura në film dhe titrave të përkthyer.
“Topi po transmeton një film kosovar por…po e përkthen edhe me titra. Sapo një djalë tha “Po po, qe erdha”. Topi e përktheu “Po po, ja, erdha”…” – ka shkruar Mulosmani në Facebook.
Ironia e situatës? – televizioni përkthen në gjuhën shqipe një film krijuar nga artistët shqiptarë të Kosovës.
Në lidhje me këtë situatë, analisti Rrahman Paçarizi gjithashtu ka reaguar, duke e quajtur sjelljen e Top Channel-it si “paragjykim për varietetet dialektore të gjuhës shqipe”.
“Që doni me pa se qysh doket paragjykimi për varietetet dialektore të shqipes, kqyreni përkthimin shqip të filmit “Rrushe” (po shqip) në Top Channel. Rast per studim.” – tha ai.