Dëgjohet shpesh koncepti i Shqipërisë së Madhe në vend të Shqipërisë Etnike. Por, dallimi mes koncepteve është abisal, sepse Shqipëria e Madhe është kalk prej Serbisë së Madhe apo Greqisë së Madhe, kur në fakt shtyllat konceptuale të Shqipërisë Etnike janë krejt tjetër.
Shqipëria e Madhe është koncept fuqie dhe ekspansioni, kurse Shqipëria Etnike është koncepti i saktë i formuar prej parimeve kyce perëndimore, parimi etnik i shtetformimit dhe parimi i vetëvendosjes së popujve/kombeve.
Shqipëria Etnike është koncept që përfshin territoret e populluara nga shqiptarë kur nisi periudha e shtetit kombëtar në Ballkan, pra fillimi i shek 19 ( asokohe shqiptarët shtriheshin nga Aleksinaci, në veri të Nishit, deri në Prevezë) . Ndërkohë, që Serbia e Greqia nuk e kanë aplikuar asnjëherë principin etnik dhe shtet-kombëtar, por kanë hapur dhe manipuluar historinë antike e mesjetare si dhe kanë përdorur fenë për të krijuar shtete perandorake.
Si do të konceptohej Shqipëria e Madhe e bazuar në historinë tonë ?
Më poshtë një interpretim, sa për ilustrim të dallimit mes Shqipërisë Etnike dhe Shqipërisë së Madhe, por me siguri ka të tjerë, duke marrë parasysh hartat që qarkullojnë në internet.
Shteti shqiptar i themeluar shpirtërisht e juridikisht në 28 Nëntor 1912, që shtrihej asokohe në shumicën e territorit të Shqipërise Etnike, është vijuesi i vetëm historik, gjeografik e politik i mbretërive antike ilire si dhe i krejt tokave antike të banuara prej të parëve tanë.
Në 28 Nëntor 1912 u shpall pavarësia prej Turqisë Osmane. Pavarësia i takonte rreth 56 mijë km2 që banoheshin nga shqiptarët që ndodheshin nën Perandorinë Turke, por simbolikisht edhe shqiptarëve në trojet e tjera etnike që u shkëputën në Konferencën e Berlinit, 1878.
Ky shtet i banuar prej iliro-shqiptarëve është pa më të voglin dyshim vijuesi, jo vetëm i formacioneve mesjetare, por edhe i mbretërive antike iliro-pellazge që lulëzuan në lashtësi.
Kështu që, interesat ekonomike, politike e ushtarake të mbretërive ilire bëhen automatikisht interesat e këtij shteti dhe në fushen ndërkombetare duhet të merret ne konsideratë shtrirja dhe interesat e mbretërive antike, por që përmbledhin interesat e ndryshme të antikitetit në një të vetme.
Kjo si pasojë e gabueshmërisë së ekzistencës së shumë shteteve në rrethana të jashtme, që kërcënojnë mbijetesën e zhvillimin e racës shqiptare.
Atëherë interesat e mbretërisë së Dardanisë në fushën ndërkombëtare bëhen interesat e shtetit shqiptar prej 56 mijë km2 të krijuar në 1912 ( rikrijimi i këtij shteti është urgjencë organike kombëtare). Interesat dardane në krejt luginën e Vardarit, në luginën e Moravës deri në Danub, si dhe në Bosnjën perëndimore, bëhen automatikisht interesat e Shtetit Shqiptar.
Interesat e mbretërisë Ilire të Ardianëve me qendër Shkodrën, bëhen automatikisht interesat e shtetit shqiptar, po njësoj tokat ku shtrihej kjo mbretëri përbëjnë interes të vecantë për shtetin shqiptar.
Kjo përkthehet se, Mali i Zi, Hercegovina , Dalmacia, Liburnia dhe Istria janë territore ku interesat shqiptare janë parësore. Forcimi i shtetit shqiptar duhet të nënkuptojë domosdoshmërisht rritjen e influencës shqiptare në krejt tokat e mbreterisë antike të Ardianëve.
Përpjekjet për mbizotërimin në detin Adriatik e në detin Jon është detyrë e shtetit shqiptar, përpjekje që nënkuptojnë krijimin e një flotë të fortë ushtarake. Korfuzi është roja e midis deteve shqiptare.
Po njësoj interesat e mbretërise ardiane drejt Bosnjës, deri ne lumin Sava , duhet të bëhen interesat e shtetit shqiptar.
Interesat e Mbreterisë iliro-pellazge të Epirit bëhen menjëherë interesa të shtetit të bashkuar shqiptar. Interesat e tij mbi Thesalinë e Akarnaninë duhen marrë parasysh.
Interesat e Mbretërisë Pajone që shtrihej në një pjesë të Maqedonisë së sotme, Bullgarisë së sotme e Greqisë së sotme , duhet të jenë pjesë përbërëse të interesave shqiptare.
Tokat ku janë shtrirë pajonët duhet të përbëjnë një fushë interesi e influence të pakundërshtueshëm, natyrale e të moralshme të shtetit shqiptar.
Interesat e mbretërisë Maqedonase, aty nuk ku janë përfshirë në interesat që deri këtu duhet të ruajë shteti shqiptar, duhen mbrojtur. Pra, dalja në Egje, lugina e Aliakmonit dhe gjithë interesat maqedonase në Egje e Greqi janë pikat kryesore ku duhet të drejtohet influenca e shtetit shqiptar.
Po njësoj gjithë tokat ku ka pasur iliro-pellazgë, shteti shqiptar jo vetëm duhet t’u mbrojë historinë e kulturën nëpërmjet historisë së Shqipërisë dhe muzeut historik kombëtar si bën deri më sot, por duhet të ringjallë interesat e tyre të vjetra i t’i bëjë të vetat, ashtu sikundër bën me historinë e kulturën e tyre.