“Shihemi së shpejti”, të ftuarit në “Pressing” rrëfejnë për momentin e nxjerrjes së Ukshin Hotit nga burgu i Dubravës

Në emisionin Pressing është rrëfyer për masakrën e Dubravës nga disa prej të mbijetuarve të asaj ngjarje.
Bajrush Xhemajli rrëfeu për momentin e ndarjes me veprimtarin e çështjes kombëtare, Ukshin Hotin, për të cilin tash e 24 vjet nuk dihet asgjë.

”Po shkon profesori sot, qashtu e kanë paralajmëru. Ishim të lirë korridor me dalë, i thash Naitit hajde shkojmë të përshendetum. Naiti tha hajt se po vi. Kur hyra ai kish qenë në këmbë duke pirë duhan. M’u dha me shku me i tha udhamarë, mirë po bëhet mirë profesor, çka po bëhet mirë, tha. I thash ka mundëis kryqi kuq ka ardhë. Veç tha ka kuptim kjo”, ka rrëfyer Xhemajli.
”Nuk po e zgjasim se po vijnë gardianët edhe e përshendetum, rrugë të mbarë. Ai ra në një pozicion ma të favorshëm, askush nuk po du, sepse ne kemi më u pa sërish. Mirëupafshim në liri”, përshkruan Xhemajli”., ka thënë ai.

Ndërkaq, Demir Limaj, ka treguar një tjetër moment të Hotit.

“Vendosëm të i prejmë flokët për shkak të papastërtisë dhe erdhi profesori Hoti, tha se dua t’i pre edhe unë. E bëri në formë solidarizimi”, përshkroi ai.

Më tutje, Limaj tha se Ukshin Hoti të burgosurit iu mësonte gjuhën angleze, ndërkaq Nait Hasani iu mësonte gjuhën gjermane, meqë të dytë zotëronin gjuhë të huaja. /Gazeta Express