Kështu thotë gazetari Valon Syla, që shton se tashmë po vie era e zgjedhjeve të reja.
Sipas tij, si kryeministri Kurti, ashtu edhe Vuçiq, duan të marrin nga një tjetër mandat, sepse në sondazhe janë mirë, kurse ndërkombëtarëve po u thoni që po na dëmtoni.
Në një paraqitje në Pressing, Syla shtoi se Kurti do të synojë edhe partnerë të tjerë, për shkak se veç me GUXO-n nuk mundet.
”Pa e marrë edhe një mandat Albini Prishtinë e Vuçiqi Beograd, nuk e nisin Asociacionin. Këta po dëshirojnë me i tha bashkësisë ndërkombëtare ju po na dëmtoni neve. Sontazhet i kanë mirë edhe Vuçiqi edhe Albini, neise Albini me naj Ramush me naj kë se me Vjosën më nuk mundet, mos ti jep zor se me 0.3% nuk mundet”, ka thënë veç tjerash Syla.