Gresa ndahet përfundimisht nga Andi, me këtë veprim ajo zbulon të verteten

Gresa Hoti dhe Andi Artani u njohën brenda shtëpisë se Big Brother Vip Kosova ku përpos lojtar u dashuruan në njeri-tjetrin duke nisur lidhjen e dashurisë në atë program.

Edhe pse kishin zënka pasi ishte një ambient me i vështirë për te krijuar lidhje, ata e vazhduan duke kaluar pengesat e qe dolën te lidhur nga ajo shtëpi.

Madje sapo dolën nga shtëpia e Big Brother, Gresa dhe Andi zgjodhën qe t’i kalojnë pushimet se bashku duke krijuar raporte edhe me te ngushta e duke u pëlqyer nga pubiku.

Sigurisht nga stresi i asaj loje ishte me se i nevojshëm edhe një pushim i tillë me dashurinë.

Mirëpo Gresa dhe Andi tash e sa kohë nuk janë shfaqur së bashku. E duket se ata përfundimisht i kanë dhënë fundi lidhjes së tyre disa mujore, përcjell ORAinfo.

Gresa i ka fshirë të gjitha fotot me Andin.

Ndërsa në postimet e fundit, as Gresa e as Andi nuk i bëjnë me ‘LIKE’ njëri-tjetrit.

Ky është një sinjal se çifti shumë i përfolur brenda BBV Kosova është ndarë përfundimisht. /ORAinfo/