Deputetët harxhojnë mbi 12 mijë euro për akomodim, prin Besnik Tahiri

Mbi 12 mijë e 600 euro shpenzuan për akomodim deputetët e Kuvendit të Kosovës vetëm gjatë tre muajve të parë të vitit 2023.
Besnik Tahiri është “baba” i shpenzimeve edhe tek kategoria për akomodim.

Ai ka harxhuar 1257 euro për akomodim në SHBA e Francë.
Pas tij renditet kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, i cili ka shpenzuar 937 euro për një akomodim në Francë.

900, vartësja e tij, Saranda Bogujevci, po ashtu për një akomodim në Francë. Po kaq Enis Kervan.
Nga 898 euro secila kanë shpenzuar deputetët Floreta Zejnullahu e PDK-së dhe Rrezarta Krasniqi e LDK-së.