Bledi Manes nuk i del e keqja me Niten, reagim i fortë: Më mirë martohem me Kristin…

Bledi Mane vijon ende me deklarata të forta online për Nita Latifin.

I mllefosur nga deklaratat e Nitës, Bledi shkruan se më mirë martohet me Kristin ose me Ronaldon sesa me të.

‘Më mirë martohem me Kristin ose me Ronaldon sesa me Nitën… pray for Nita’– shkruan ai në ‘Instagram’.

Kujtojmë se dy ish-konkurrentët e “Big Brother VIP 2” kanë hedhur akuza të forta ndaj njëri-tjetrit ata kanë replikuar përmes postimeve në rrjetet sociale.

Fillimisht, ishte Nita, e cila gjatë një interviste për mediat kosovare tha se u ndje e shfrytëzuar nga gazetari, pas dasmës që bëri me të, si pjesë e një loje në “BBV”.

Më pas, Mane postoi një shkrim në “Instagram”, ku tha se Nita “ishte harruar në frigorifer”, derisa ai hyri në shtëpi dhe e aktivizoi.

Sërish Nita ka replikuar, duke thënë se e ka respektuar gjithnjë Bledin, por ai e shfrytëzoi për disa pëlqime respektin e saj.