Mbrëmë në emisionin EKIPA A në ATV, pyetja e moderatorit Ylber Kelmendi ka shkaktuar të qeshura në studio, kur e pyet presidentin e KF Ferizajt se a do t’i qëndronte pas skuadrës nëse do të binte nga liga.
“Nuk po kam qejf me e përmend as hipotetiken as kurgjo, veç po du me t’pyet në rast, ‘Zoti na rujt’, nëse bjen Ferizaj nga Liga, a do t’i qëndrosh pas kësaj skuadre?”, ishte pyetja e moderatorit që shkaktoi të qeshura në studio.
Pas situatës komike që u krijua në studio, presidenti i KF Ferizaj, Lulzim Abazi, iu përgjigj duke i thënë se do të vazhdojë t’i qëndrojë prapa skuadrës edhe nëse bien nga Liga.