Nga Viktor Buzhala
UÇK, e zanme, ishin fjalët më të përhapura menjëherë paslufte. Gjithçka që vlente diçka u uzurpua, herë nga komandantët e herë nga tylifar bashibuzuku që s’kishte lidhje me UÇK’në, por e shihte si metodë përfitimi.
UÇK e pushtetshme atëherë, nuk i ndaloi, nuk u vuri dorë para.
Që ditën e parë paslufte, kosovarët treguan që luftuan për liri, por jo edhe për shtet. Pra, për atë lirinë absolute, pa rregulla, ku secili mund të bënte ç’të donte pa pasur dikend mbi kry, pra pa shtet.
Shumë shpejtë bëhen 24 vjet nga ajo ditë dhe ne çdo ditë, që nga atëherë kemi punu secili që të shkatërrojmë gjithçka publike, gjithçka që i takon shtetit. S’lam gjë pa degraduar.
Plot kosovarë kujtojnë që është legjitime me e ndërtu një shtëpi a banesë tek Skendërbeu në Prishtinë. I del tokë e gjyshit a stregjyshit. Disa tjerë duan të ndërtojnë tek Shatërvani në Prizren. Katrqgjyshi e ka pasë një copë tokë aty. Tjerakah veçse kanë ndërtuar e degraduar.
“Pse kemi luftu more”, të thonë. Natyrën e kanë shkerdhyer aty ku iu ka rë ndërmend. Tash malet janë duke i degradu sa po mujnë. Sërish me parullën: Është toka e gjyshit dhe e stërgjyshit, baj çka të du me të.
Plotve iu doket absurde mos me i leju me i pre krejt pishat, krejt lisat, me i bë rrafsh. Secilin dru me e pre, me fitu naj pare sa për idare, sa me i bë nja 3 shpija ka 3 kat, naj xhip e naj banesë në Durrës. “I ka mbjellë gjyshi e kta majmuna spo na lanë me i pre. Ku keni pa more kshtu, e pse kena luftu na”.
Dalëngadal, prej ditës së parë ia kena msy shtetit me e vjelë. Sot, ska mbetë gjë. Pra, krejt lufta jonë është që të bëjmë çka të duam, pa shtet.
Na jena msu ne e urrejtë secilin shtet, sepse deri me 1999 secili shtet këtu ka qenë pushtues. Prandaj, ne luftuam vetëm për liri e jo edhe për shtet.
Por, liria pa rregulla të ngopë shpejt. Nëse s’ke shtet të fortë, të mbulojnë gropat e bërllogu, ske siguri e ske as arsim, as shëndetësi. Dikur lodhesh dhe ia mësyen Gjermanisē.
Nga Millosheviçi ikën me 1999 mbi 1 milion kosovarë. U kthyen menjëherë kur erdhi liria.
Nga pasIufta e deri me sot kanë ikur gati 1 milion kosovarë, me vetë dëshirë, pa kthim. Edhe këta që janë kētu, shumica duan të ikin.
Jemi ngopë liri, por tash duam shtet. E cilin shtet tash, atë për të cilin në vend që ta ndërtojmë, luftuam qē ta shkatërrojmë për më tepër se dy dekada?
Jo, ai shtet ka shku në pakthim. Nga Kosova nuk duan të ikin vetëm uzupratorët, plaçkitësit, tenderomanët, ata që jetojnë në kurriz të së mirës tonë të përbashkët e që janë qindra mijë.
Po u vendos ligji, shtetndërtimi, ata mbesin pa shtëpi, pa lokale ku jetojnë si mbretër vetëm nga qiratë, pa gjë. Atëherë kërset edhe një Iuftë civile. Prandaj, shteti ka shku në pakthim. Tash është vonë edhe të tentohet të rikthehet diçka.