Në vitin 1998 gjithçka ndryshoi në jetën e saj. Nga pesë anëtarë sa ishin, mbetën vetëm tre. Sepse lufta ia mori babanë dhe vëllain e vogël.
Pas kësaj tragjedie, e gjithë përgjegjësia kaloi në supet e saj.
Por, këto vështirë e lidhën edhe më shumë me nënën, duke u bërë një krah i fortë për të.
Albina Hoxha – Lokaj, nga fshati Sllup i Deçanit, rrëfen sfidat dhe forcën që e shtyn të ecë përpara.
“Deri në vitin 1998 jeta ka qenë shumë e lumtur, shumë e mirë. Jam rrit me familje të mirë, si për çdo njeri është familja e shenjt. Atëherë babën e kam pas biznesmen ka qenë i njohur në Rahovec edhe në Kosovë, mandej në luftë e kanë vra atë, edhe vëllain 16 vjeç. E vështirë ka qenë shumë se si një 17 vjeçare më është dashtë me majtë familjen , mandej nëna ka qenë në depresion për 4 sepse vëllai ka shkel në mina u dashtë me nenën me ja qelë vet varrin shumë sende që për këtë pjesë nuk mundem me fol sepse e kam shumë të vështire”, rrëfeu Albina.
Pasi u martua, ajo la punën, për t’u kujdesur për bletët dhe për t’i ndihmuar burrit të saj.