Studiuesi i teorive të konspiracionit Arianit Sllamniku ka thënë se selia e Ali Pashë Tepelenës në Janinë ka qenë pionere e spiunazhit botërorë.
Sllamniku thotë se Ali Pashë Tepelena ka pasur shërbim inteligjent jashtë territorit ku ka qeverisur.
“Si agjenci e parë e inteligjencës në botë konsiderohet se është selia e Ali Pashë Tepelenës në Janinë. Nga aty mendohet se është rregulluar çështja e informacionit në shekullin e XVII. Selia e tij ka qenë një strukturë e një shërbimi inteligjentë pasi që nuk ka pasur kancelari, zyre apo vend që nuk e ka pasur aty një njeri të saj. Pra Ali Pashë Tepelana ka qenë ndër të parët që kanë pasur shërbimin sekret.”- deklaroi ai.
Kjo teori është mbështetur edhe nga historiania Elena Kocaqi, e cila e ftuar në “Shqipëria LIVE”, deklaroi se Ali Pashë Tepelena ka pasur një rrjet shumë të modernizuar spiunazhi për kohën, që i shërbente për të rruajtur pushtetin e tij.
“Ka pasur një rrjet spiunazhi të fortë sepse vetëm me atë rrjet mbante pushtetin. Spiunazhi dhe kundër spiunazhi kanë ekzistuar që kur kanë lindur shtetet. Por Ali Pasha për kushtet ku ishte dhe në kushtet që ishte Shqipëria në atë kohë, krijoi një rrjet shumë të fortë. Ai e donte për pushtetin e tij, por ai e krijoi. Ai arriti të kishte një formë më të modernizuar të spiunazhit për kohën. Sot spiunazhi botëror ngjan me format e rrjetit të Ali Pashës. Psh, sot spiunazhi rus përdor shumë femra si spiune, edhe Ali Pasha i përdor. Në disa raste, ky rrjet kapte dhe letrat e të tjerëve. I merrte dhe i rishkruante prapë, duke paraprirë konflikte. Këto ishin letra të spiunazheve të të tjerëve.”-tha Elena Kocaqi. /dita