Skuadra e Galatasarayt është vetëm një fitore larg titullit kampion në Superligën e Turqisë në sezonin 2022/23.
Mbrëmë në raundin e 35-të Galata mposhti 2-0 ekipin e Sivassporit, me dy golat e shënuar nga sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi, s
Pas përfundimit të ndeshjes, futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica mori me vete djalin e tij për ta festuar këtë fitore.
Kamerat kapin momentin, kur bashkëlojtari i tij i lindur në Zvicër, por që përfaqëson Turqinë, Berkan Kutlu i flet shqip djalit të Rashicës.
”Ça po bon, a?” – ishin fjalët e Kutlu drejtuar djalit të futbollistit kosovar.