Mediat ndërkombëtare, por edhe lokalet shpesh kanë lajme që e errin imazhin tonë si popull.
Harrojmë që kemi gjëra të mrekullueshme që na bashkojnë, të veçanta që rrallë i gjen në botën e sotme.
Një prej këtyre rasteve e tregon ky postim i Altin Prengës, mjeshtrit të njohur të Mrizit të Zanave.
“Mikut tim Behar Hoxha i kerkova të punonte dyshemenë e kishës së re të Naraçit.
Behari është besimtar Mysliman, por më tha ndryshe nga punët e tjera për tempullin e zotit dhe ku luten shqiptarë unë do të marr 1/2 e pagesës.
Sa njerëz të mirë ka ky vend që të mbushin me shpresë dhe rrezatojnë mirësi!” – shkruan Prenga duke postuar foton e mëposhtme: