Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, duke folur për vendosjen e flamurit të Republikës së Kosovës në sallën e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut si dhe në objektin e kësaj komune, ka kritikuar kryetarët e komunave të Kosovës që sipas tij po mbajnë në objektet e komunave flamuj të kombeve tjera.
“Kryetarët në jug duhet të zbatojnë ligjin, sepse po e shkelin atë duke vendosur flamur të kombeve tjera”, tha ai.
Sipas tij kryetari i Mitrovicës Jugore, Bedri Hamza, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, e kryetar tjerë po sfidojnë flamurin e Kosovës duke vendosur flamuj të kombeve tjera, qoftë atij kombëtar, të BE-së, SHBA-ve, NATOS-s etj.
“Mos të shiten patriota, ata duhet të turpërohen për veprimet e tyre përmes të cilave po thyejnë ligjin”, tha Nexhmedin Spahiu.