Profesor Sazan Guri së fundmi n aka nxjerrë dhe Napolon Bonapartin shqiptar. Ai sjell disa fakte të forta, që vështirë se mund t’i kundërshtojmë!
Faktet e profesor Zanit
1. Adolf THIERS te History of the French revolution, Paris, Lecointre and Durey, 1823-1827 thot se: Stërgjyshërit e tij kanë qenë me zanafillë shqiptare. Ai është i vetmi monark francez që ka krijuar një “regjiment shqiptar”. Korsika ishte në varësi të etruskëve të famshëm, të cilët kanë lënë gjurmë të shumta në ishull: këngët polifonike, zakonet dhe doket (gja.kmarrja) ose karakteri i veçantë i Korsikanëve.
2. Djali i xhaxhait të tij në një pretencë si Prokuror i Përgjithshëm në San Petërburg, mbasi e kërcënuan, iu përgjigj në mënyrë kërcënuese se nuk kthehem mbrapa për dy arsye: e para, se kam të drejtë, e dyta, se nuk më trembni dot, se kam gj.ak arbri.
3. Napoleon Bonaparte (1769-1821), bir i një familje të emigruar nga krahina e Manit, sikurse edhe të parët e familjes së shquar Mediçi, ju drejtohej banorëve të Manit si “pasardhës të Spartës”. Edhe udhëheqësi arbër i lu.ftës së 1821, Theodor Kollokotroni i quante bashkëkombasit e tij manjotë “spartanë”.
4. Napoleoni kishte, jo rastësisht, lidhje të veçanta me familje tipike shqiptare. Ai hyn dhe pritet si mik në shtëpinë e Girolamo Luigi Durrazzo (Durrësi) në pallatin “Durrësi” në rrugën Balbi (sot Pallati Mbretëror). Një libër i kohëve moderne shkruan për ta se: Pavarësisht se me origjinë shqiptare ata janë emblema e këtij qyteti “piazza finanziaria ante litteram”.