Ditëve të fundit është krijuar debat në opinionin publik në lidhje me një deklaratë të tenistit serb, Novak Djokovic dhe kundërpërgjigjes së Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i cili ka bërë thirrje që “të ndalohen zënkat”.
“Mos e politizoni pagëzimin e fëmijëve. Zbatoni të gjitha marrëveshjet e kaluara dhe shikoni përpara.” – ka shkruar ai tutje.