Kryeministri Edi Rama në “podcastin” e radhës kishte të ftuar fituesin PS-së në Shkodër Benet Becin dhe fituesin e “Big Brother VIP” Luiz Ejlli.
Gjatë bisedës nuk munguan batutat mes të ftuarve Ndër të tjera, kryeministri i dha “porositë” e fundit kandidatit të Partisë Socialiste, i cili për herë të parë arriti të fitojë bashkinë Shkodër. Krahas punëve të përditshme, Rama i kërkoi Becit të qëndrojë dhe jetojë në Shkodër pasi në të kundërt do t’u hapte probleme. Madje me batutë i tha se zëvendësuesin e kishte gati, duke iu referuar këtu Luizit.
“Po nuk i pastrove plehrat, do vij të të fus vetë në kazan. Unë nga kryetari i bashkisë kur është puna tek projektet e mëdha, dua që kryetari të mos më pengoje. Nga ti pres të rrish në Shkodër Benet. Këtë mos ta diskutojmë se pastaj do na hapen shumë probleme. Unë një zëvendës e kam gati. Jo për gjë, por kemi edhe zëvendësuesin gati”, i tha kryeministrit.
Pjesë nga biseda
Kryeministri Edi Rama: Unë nga kryetari i bashkisë kur bëhet fjalë për projektet e mëdha, dua vetëm mos të më pengojë, të më ndihmojë, të bëjë ato gjërat e thjeshta, por për rrugët e brendshme, duhet mbështetje dhe bashkëpunim me bashkinë dhe unë po nuk erdha të pi një kafe, në shpinë tënde në Shkodër, ku ti do jetosh e po nuk pashë…
Luiz Ejlli: Po më ra këpuca në gropë..
Kryeministri Edi Rama: Jo, jo, po nuk pashë që ti, me TIMS-in e regjimit, po nuk pashë që ti të premten në darkë nisesh për Tiranë e të dielën në darkë vjen në Shkodër, të jemi shumë të qartë.
Luiz Ejlli: Çunat i ke te Ura e Bahçallëkut.
Kryeministri Edi Rama: Të jemi shumë të qartë, se ma tha Ermali i Vlorës, një çun i shkëlqyer dhe besoj që është zgjedhja e duhur, ishte në punë të vetë në ambasadë dhe bëmë disa anketime, pamë kush mund të jetë figura e re dhe dilte që ishte një njeri që mund të na garantonte dhe mbështetjen e njerëzve, por e di që është djalë shumë korrekt e punëtor. E më tha kur vajtëm, se u takuam që kur ishte kandiduar, u takuam kur shkuam tek takimet e Vlorës e duke folur më tha, “çfarë pret nga unë”? i thashë, të rrish pa gjumë. Nëse ti rri pa gjumë çdo gjë tjetër është ok. Kështu që nga ty unë pres të rrish në Shkodër, Benet. Këtë mos ta diskutojmë sepse pastaj do na hape shumë probleme e larg qoftë se unë një zëvendësues e kam gati.
Luiz Ejlli: Fillojnë mocionet e mosbesimit,
Kryeministri Edi Rama: Jo po kemi dhe zëvendësuesin gati.
/Gazeta Express