Edi Rama fton në “podcastin” e tij Luiz Ejllin dhe Benet Becin

Kryetari i Partisë Socialiste njëherit Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar një video në Facebook
Në “podcastin” e tij, “Blu Brodhërs” Rama ka postuar trilerin e episodit të shtatë.

E të ftuar ai ka dy miq special që janë: Luiz Ejlli dhe kryetari i porsa zgjedhur i Shkodrës, Benet Beci.
“Nesër … FLASIM”, ka shkruar Rama në facebook.

Kujtojmë që Partia Socialiste fitoi në Shkodër me Benet Becin, i cili për ta marrë drejtimin e Shkodrës u ndihmua edhe nga fituesi i Big Brother VIP 2, Luiz Ejlli.