Pas betimit të Erden Atiq si kryetari i Mitrovicës së Veriut, kanë ardhur reagime edhe nga Serbia, ku i ashtuquajturi drejtor i një zyreje të vetëquajtur “për Kosovën” në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se “zyrtarisht sot nisi okiupimi” i pjesës veriore të Kosovës.
Petkoviq tha se betimi i kryetarit të ri ndodhi gjatë kohës së një bisede telefonike të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me Fascilutuesin e BE’së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, bisedë për të cilën tha se është ende duke u zhvilluar.
“Ajo pëlhura (Flamuri i Kosovës) që u var mbi ndërtesën komunale nuk do të jetë kurrë flamur i ynë. Do të qëndrojë aty po aq gjatë sa vetë okupimi, dhe kjo do të thotë jo për shumë kohë.
Në 100 vitet e fundit, ka pasur shumë flamuj okupator që kanë fluturuar mbi Kosovë, edhe i Musolinit dhe i Rajhut të Tretë, por u mposhtën të gjithë, dhe po ashtu edhe kësaj here”, ka thënë Petar Petkoviq, siç e cituan mediat serbe.